Minatorët të pakënaqur me draftstatutin e Trepçës, kërcënojnë me eskalim situate

E publikuar: 19/06/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me eskalim të situatës kanë kërcënuar minatorët e Trepçës në ditën e dytë të grevës një-orëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin për këtë ndërmarrje, transmeton KTV.

Atë kërkojnë që ky dokument të hartohet nga bordi i ndërmarrjes, e jo nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas kryesindikalistit, Shyqyri Sadiku, që është edhe anëtar i Bordit, me draf-statutin aktual ekziston rreziku i mospërfshirjes së të gjitha aseteve.

Ai ka shtuar se Qeveria nuk ka marrë parasysh dy draft-statute të Bordit të Trepçës.

Pensionimi në moshën 50-55 vjeçare me 70 për qind të pagës, njohja e stazhit të punës gjatë viteve 1989-99, sigurimi shëndetësor dhe trashëgimia e pensionit familjar, janë kërkesa tjera të grevistëve.