Milito: Interi më ka befasuar, shpresoj të vazhdojmë kështu

E publikuar: 16/10/2017 06:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka folur për mikrofonat e Sky Sport para ndeshjes së madhe mes zikaltërve dhe Milanit.

Ai ka thënë se nuk ka pritur një fillim kaq të mirë nga ish-skuadra e tij dhe kjo është meritë më së shumti e trajnerit.

“Interi më ka befasuar. Jam shumë i lumtur për të qenë këtu. Zikaltrit e kanë filluar mirë kampionatin dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”.

A ka diçka Spalletti që të kujton Mourinhon?

“Nuk më pëlqen që të bëjë krahasime. Secili trajner ka metodat e tij, Spalletti është trajner i madh dhe shpresoj që ai t’i tregojë vlerat edhe këtu”.

Rikthimi në Giuseppe Meazza?

“Është gjithmonë një emocion i madh. Këtu kam përjetuar momente të paharrueshme, emocione unike. Të jesh në Meazza është e veçantë për mua”, ka thënë Milito. /Telegrafi/