Militant i pushtetit, Liridon Paluca, kërcënon deputetin Fisnik Ismaili

E publikuar: 02/09/2015 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, rreth orës 18:00, deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Fisnik Ismaili, u kërcënua me pushkatim nga militanti i pushtetit të “Zajednicës”, Liridon Paluca.

Lëvizja VETËVNEODJSE! e dënon fuqishëm këtë kërcënim dhe konsideron që të tilla raste janë në përputhje me kërcënimet e Qeverisë për të sulmuar dhe arrestuar këdo që guxon të protestojë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë me ngulm kundërshtimin e “Zajednicës” dhe nuk do të ndalet as para kërcënimeve të Qeverisë dhe as para kërcënimeve të militantëve të pushtetit.

Le ta shohim se a do të ketë drejtësi edhe në këtë rast siç kishte në rastin e kërcënimeve të ministrave dhe djemëve të Isa Mustafës.fis-kerc76457767_o