Miliona telefonë Android në rrezik nga një problem sigurie në Bluetooth

E publikuar: 13/09/2017 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë mëngjes Armis Security publikoi detajet e një probleme sigurie në Bluetooth i cili mund të ekspozojë miliona pajisje ndaj sulmeve të hakerave.

I quajtur Blueborne, sulmi realizohet nga një pajisje e maskuar si pajisje Bluetooth. Duke qenë se këto pajisje kanë privilegje të lartë në shumë sisteme operativ, sulmi mund të ekzekutohet pa dijeninë e përdoruesit.

Blueborne nuk ka nevojë që Bluetooth të i zbulueshëm e as i çiftuar me një Bluetooth tjetër.

Çdo iPhone me iOS 10 është imun ndaj sulmi ndërsa edhe Microsoft ka publikuar një përditësim sigurie. Ato që janë me të vërtetë në rrezik janë përdoruesit e telefonëve Android.

Google tha për Motherboard se u kishte dërguar prodhuesve një përditësim megjithatë nuk dihet kur arnimi do të mbërrijë tek telefonit.

Sajaq Armis kishte arritur të demonstronte sulmin në një telefon Pixel të pa përditësuar duke ekzekutuar komanda pa dijeninë dhe lejen e përdoruesit.

Megjithatë hakerat janë të limituar nga vetë natyra e Bluetooth. Konkretisht pajisja duhet të jetë në rangun e tyre dhe Bluetooth duhet të jetë i ndezur.

Mbrojtja më e mirë është fikja e Bluetooth sepse telefonën janë të ekspozuar edhe kur janë të lidhur me një pajisje tjetër Bluetooth. /PCWorld Albanian