Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim te Cagliari

E publikuar: 17/09/2018 05:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste për gol, por vetëm vendasit arritën ta tundin rrjetën.

Luhej minuta e katërt e ndeshjes kur sulmuesi Joao Pedro shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri Gianguligi Donnarumma.

Milani rastet më të mira i pati me Hakan Calhanouglu (11′) dhe Giacomo Bonaventura (38′), por asnjëra nuk gjeti cakun.

Në pjesën e dytë, Milani u ngjall më shumë dhe rriti sulmet e tyre në drejtim të Cagliarit.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 56-të në skenë doli Gonzalo Higuain, i cili shënoi golin e parë për të barazuar rezultatin 1-1 pasi shmangu për mrekulli portierin vendas.

Deri në fund të ndeshjes u zhvillua shumë lojë e hapur, pasi të dyja skuadrat kërkonin fitoren, por në rrjetet mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Cagliari e sheh veten në vendin e 12-të me pesë pikë, ndërsa Milani zë pozitën e 15-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët e presin në shtëpi Atalantan, ndërsa Cagliari udhëton te Parma. /Telegrafi/