Milani kinez, kërkohen Aubameyang dhe De Vrij

E publikuar: 11/02/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ndryshimin e pronësisë nga Silvio Berlusconi te investitorët kineze, Milani pritet të kthehet fuqishëm në merkato, pasi vetëm gjatë verës besohet se do të investohen rreth 120 milionë euro. Kjo shifer do të shpenzohet për t’i dhuruar Montellës një qendërsulmues të aftë për të garantuar 25 gola në sezon, por edhe për një mbrojtës me eksperiencë, që jep garanci. Për sulmin do të tentohet me të gjitha mënyrat ylli i Borussia së Dortmundit Pierre-Emeric Aubameyang, i cili e mendon të mbyllur ciklin ne Bundesligë në përfundim të sezonit aktual. Pavarësisht se 27-vjecari ëndërron Realin e Madridit, ai nuk e ka hedhur poshtë një rikthim të mundshëm te kuqezinjtë. Sulmuesi me origjinë nga Gaboni është rritur pikërisht në akademinë e Milanit dhe për t’i bindur drejtuesit e Dortmundit kuqezinjtë duhen të shpenzojmë për kartonin e tij të paktën gjysmën e buxhetit që është parashikuar për merkaton e verës, më saktë nga 60 deri 70 milionë euro.

Pjesë e mbetur nga 120 milioë euro do t’i shërbejë “Djallit” për objektiva të tillë si De Vrij, Luiz Gustavo ose Dahoud.

Sidomos holandei u pelqen shumë drejtuesve të Milanit, por vetë 25 vjecari preferon transferimi në Premier League, pa harruar faktin se Lottito nuk e lëshon pa 35 milionë euro. Mirëpo presidenti i Lazios mund të hyjë në bisedime me Milanin e ri kinez edhe për Keitan, i destinuar për t’u larguar nga Roma. Gjatë verës nga kuqezinjtë mund të largohen Deulofeu dhe Ocampos, të dy të mbërritur në Milanello në formë huazimi, kështu që ndërhyrja në merkato për të përforcuar të gjithë repartet është emergjente./ss/