Milani i ri me Ibrahimoviç dhe Dani Alves?!

E publikuar: 02/06/2015 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga Carlo Ancelotti, në shtëpinë e Milanit po punojnë për ndërtimin e një skuadre të aftë për t’u kthyer në nivele të larta. Emri i parë që kërkohet me ngulm nga Berlusconi është Zllatan Ibrahimovic, ndërsa kohët e fundit po përmendet edhe emri i Dani Alves. Presidenti kuqezi është një admirues i gjigantit suedez, për të cilin dyert e Milanit mbeten gjithmonë të hapura. Një sinjal domethënës, që tregon se ujerat kanë nisur të trazohen është fakti që për këtë cështje ka reaguar edhe presidenti i PSG, Al Khelaifi. Sipas manjatit arab, Zlatan ka kontratë me parizienët e për rrjedhojë nuk do të lëvizë nga kryeqyteti francez. Ky reagim i Al Khelaifit mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por që tregon se në kampin parizien janë të shqetësuar për të ardhmen e 33-vjecarit. Më 6 maj, Mino Raiola, i shtyrë nga vetë Ibra, ka patur një takim me Gallianin, për ta kuptuar se deri ku shkon interesimi i Milanit. Ibrahimovic është i lodhur nga Paris Saint Germmain, që ka vendosur t’i besojë një rol më të rëndësishëm Edinson Cavanit. Suksesi kërkon të ndryshojë ambient, duke u vënë në urdhrat e Ancelottit, sigurisht nëse trajneri 55-vjecari do t’i kthejë përgjigje pozitive Bersluskonit. Në të njëjtën kohë stafi drejtues i Milanit por punon në një tjetër front prestigjioz. Synohet mbrojtësi brazilian Dani Alves, i cili do të jetë lojtar i lirë pas finales së Championsit. Gjithsesi, për të siguruar shërbimet e 32-vjecarit, Milani duhet të mposhtë konkurrencën e Manchester City-t./ss/