Milani fluturon, mund 3-1 Chievon

E publikuar: 16/10/2016 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendin e dytë ne Serine A e mori Milani që regjistroi rezultatin e katërt pozitiv radhazi pasi mundi 1-3 në transfertë Chievon. Kucka shënoi në fundin e pjesës së parë golin e epërsisë për kuqezinjtë, pas një goditje fantastike

Në fillimin e pjesës së dytë një tjetër supergol këtë herë nga Niang pothuajse hipotekoi fitoren e Milanit.

Në të 77-tën po me një goditje nga larg u përgjigj dhe Chievo me Birsan, por në minutën e fundit kuqezinjtë përfituan dhe nga një goditje e devijuar e Baccës për të dalë me pikët maksimale nga Verona.