Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

E publikuar: 26/05/2019 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atalanta dhe Inter janë kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga Serie A.

Ata lanë jashtë dy skuadrat tjera, Milanin dhe Romën ku edhe për kundër fitoreve nuk arritën kualifikimin.

Interi mposhti Empolin me rezultat 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në San Siro.

Golat për zikaltërit i shënuan Keita Balde në minutën e 51-të dhe Nainggolan në minutën e 81-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Empolin e shënoi Traore në minutën e 76-të, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër Atalanta fitoi kundër Sassuolos me rezultat 3-1.

Golat për Atalantën i shënuan Zapata në minutën e 35-të, Gomez në minutën e 53-të dhe Pasalic në minutën e 65-të.

Berardi shënoi golin e vetëm për Sassuolon në minutën e 19-të.

Milani në ndeshjen tjetër mposhti Spal me rezultat 2-3 por që nuk i mjaftoi për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/