Milan 2-1 Udinese, nota e Behramit dhe të tjerëve (Foto)

E publikuar: 17/09/2017 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka fituar në shtëpi ndaj Udineses me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Rossonerët i janë kthyer fitoreve në ndeshjen e katërt të Serie A, pas humbjes turpëruese nga Lazio gjiron e kaluar.

Golat në këtë takim për skuadrën e Vincenzo Montellas u shënuan nga Nikola Kalinic (22’, 31’), ndërsa për mysafirët shënoi Kevin Lasagna (28’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Kalinic, i cili u vlerësua me notë 8.5, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për mbrojtësin Alessio Romagnioli që u notua me 5.9.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti për 57 minuta dhe u vlerësua me notë 6.4. /Telegrafi/  

Milan:

Shkëlqyen edhe Calabria, Kessi dhe Rodriguez

Udinese: 

Dështuan Danilo, Lopez dhe Larsen