Milaim Zeka e shtron një pyetje për qeveritarët

E publikuar: 01/12/2015 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me marrjen e lajmit se shteti fqinj, Mali i Zi ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ka reaguar gazetari Milaim Zeka.

Sipas tij, për këtë lajm, së paku qeveritarëve tanë duhet t’iu vije marre.

Por Zekaj nuk është ndalur me kaq. Ai u ka “bërë thirrje” qeveritarëve në Kosovë që “me paratë e vjedhura në Kosovë, të shkojnë në pension, të ikin jashtë Kosovës dhe të hapin ndonjë bordelo”.

“Dijeni që ka me ardhë dita qe keni me përfundu në burg sikurse kryeministri kroat, Sanader!”, ka shkruar më tej Zeka.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Paska hy Mali i Zi ne NATO?

Pash Zotin a e kan lexu kete lajm kjo Qeveria jone?

A ju vjen marre ketyre injoranteve, Mali i Zi, me 500 mi banor me funkcionu si shtet, e me hy ne NATO, ndersa ne kerkah?! Ecni more injorant, ose shkoni ne pension, ose merrni ato pare qe i keni vjedhe, edhe ikni jashte Kosoves, qelne nga nje bordel, edhe kurr mos u ktheni ne Ks.

Dijeni qe ka me ardhe dita qe keni me perfundu ne burg sikurse kryeministri kroat, Sanader!

A keni more naj gram ftyre, moral e marre?!

Pyetje pa lidhje? Me pas, nuk kishit ba cka keni ba, dhe cka jeni tuj ba….(sic) /Telegrafi/