Mikrobiologu Raka: S’është vërtetuar se temperatura e lartë e shkatërron koronavirusin

E publikuar: 12/03/2020 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikrobiologu Mark Raka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ende nuk është vërtetuar nëse temperatura e lartë e shkatërron virusin.

“S’është e vërtetuar se temperatura e lartë e shkatërron virusin”, është shprehur Raka.

Tutje, mikrobiologu tregoi se disa persona e shpërndajnë më shumë koronavirusin se sa të tjerët.

“Ekziston një kategori e personave të cilët mund të shpërndajnë virusin më shumë se sa të tjerët, edhe pse që të dy janë të infektuar njëjtë. Këta persona quhen super shpërndarës” , ka thënë Raka.

“Sa më vrastar është virusi, aq më pak bartet edhe pse nuk ka terapi specifike për koronavirus”, shtoi Raka.