Mikrobiologu Raka kritikon IKSHP’në del kundër mbajtjes së seancës

24.03.2020 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mikrobiologu Raka kritikon IKSHP’në del kundër mbajtjes së seancës

Profesori i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Lul Raka ka kritikuar përgjigjen e IKSHP-së për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Raka ka shkruar se në përgjigjen e task-forcës së IKSHPK-së ndaj Kuvendit nuk ka qenë asnjë mikrobiolog, raporton Gazeta Express.

“Në task-forcën e IKSHPK që ju ka përgjigjur Kuvendit nuk paska qenë asnjë mikrobiolog që punon në këtë shtëpi. Nuk po flas hiç për vete, por për kolegët e mi që punojnë natë e ditë në laborator e terren”, ka shkruar Profesori Raka.

Sipas mikrobiologut të njohur seanca e kuvendit për mocionin e mosbesimit nuk duhet të mbahet.

“Mendimi im për mbledhje(pa dorëza normalisht) është jo. Pikë”, ka shkruar Raka në Twitter.

Nè Task-forcèn e IKSHPK qe ju ka pergjigjur Kuvendit nuk paska qene asnje mikrobiolog qe punon ne kete shtepi.
Nuk po flas hiç per vete, por per koleget e mi qe punojne nate e dite ne laborator e terren.

Mendimi im per mbledhje ( pa doreza, normalisht): èshtè JO. Pikè.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës një përgjigje lidhur me kërkesën që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e pati lidhur me seancën për mocionin.

Në përgjigjen e IKSHPK-së është treguar gatishmëria për të asistuar nëse vendoset që kjo seancë të mbahet.

Mirëpo, aty theksohet se ky Institut nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve.

“IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore. IKSHPK është i gatshëm që me ekipin e tij gjatë tërë kohës në cilindo rast të ofrojë mbështetjen me ekipet profesionale për kujdesin maksimal në aplikim të kushteve të kërkuara të domosdoshme sipas protokollit dhe udhëzimeve”, thuhet në raport.

Një nga elementet që është theksuar në këtë letër, është se nëse mbahet seanca deputetët duhet të mbajnë distancën prej 2 metrash, siç edhe thuhet në vendimin e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mikrobiologu Raka kritikon IKSHP’në del kundër mbajtjes së seancës

Mikrobiologu Raka kritikon IKSHP’në del kundër mbajtjes së seancës

Ish-Presidenti: Gjuha e ashpër e politikanëve që po përdoret, shqetëson çdo njeri normal në këtë vend

Ish-Presidenti: Gjuha e ashpër e politikanëve që po përdoret, shqetëson çdo njeri normal në këtë vend

15 persona rezultojnë negativ me koronavirus, 5 të tjerë në pritje të rezultateve në QKUK

15 persona rezultojnë negativ me koronavirus, 5 të tjerë në pritje të rezultateve në QKUK

Edhe BE-ja kërkon unitet nga institucionet në Kosovë – “Nuk është koha për antagonizma politikë”

Edhe BE-ja kërkon unitet nga institucionet në Kosovë – “Nuk është koha për antagonizma politikë”

IKSHPK nuk “përzihet” në punët e Kuvendit, seanca mund të mbahet

IKSHPK nuk “përzihet” në punët e Kuvendit, seanca mund të mbahet

Shqipëri: Një i vdekur dhe 19 raste të reja në 24 orë

Shqipëri: Një i vdekur dhe 19 raste të reja në 24 orë

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid 19

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid 19

Kurti nuk u përgjigjet akuzave se shkeli Kushtetutën, thotë se u zbatuan rekomandimet e IKSHP’së

Kurti nuk u përgjigjet akuzave se shkeli Kushtetutën, thotë se u zbatuan rekomandimet e IKSHP’së

Mjekja nga Gjilani zbulon detaje: 3 anëtarë të familjes Shaqiri më ikën nga ordinanca

Mjekja nga Gjilani zbulon detaje: 3 anëtarë të familjes Shaqiri më ikën nga ordinanca

Ambasadorët e Quint-it i kërkojnë Kosovës të përqendrohet në luftën kundër koronavirusit

Ambasadorët e Quint-it i kërkojnë Kosovës të përqendrohet në luftën kundër koronavirusit

Thaçi: Kurti i rrezikoi qytetarët, i detyroi të dalin në mëngjes e të bëjnë tollovi

Thaçi: Kurti i rrezikoi qytetarët, i detyroi të dalin në mëngjes e të bëjnë tollovi

Thaçi e shpërfill rrezikun, e lagë gishtin në gojë gjatë konferencës

Thaçi e shpërfill rrezikun, e lagë gishtin në gojë gjatë konferencës

Gazetarëve e punonjësve medialë nuk u kufizohet lëvizja

Gazetarëve e punonjësve medialë nuk u kufizohet lëvizja

Ndryshim drastik! Kur kolliteni në bërryl vs. Kur kolliteni përpara duarve (VIDEO)

Ndryshim drastik! Kur kolliteni në bërryl vs. Kur kolliteni përpara duarve (VIDEO)

“Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm! (VIDEO)

“Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm! (VIDEO)

Covid-19, java e shpërthimit intensiv në Shqipëri/ Stuhia e paralajmëruar nisi

Covid-19, java e shpërthimit intensiv në Shqipëri/ Stuhia e paralajmëruar nisi