Miftaraj thotë se Specialja po e shkel Kushtetutën e Kosovës kur nuk po i publikon dokumentet në shqip

E publikuar: 01/12/2020 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Dhomat e Specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale në Hagë janë duke shkelur Kushtetutën e Kosovës duke mos i publikuar dokumentet e saj edhe në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Express. .

“Gjykata Speciale nuk mund te fitoj besimin e publikut ne Kosove, ku gjate ushtrimit te mandatit te saj shkel KUSHTETUTEN. Gjykata ne aspektin e menaxhimit dhe logjistikes te administroj proceduren dhe komunikimin me publikun, por te ndal praktiken e shkeljes se Kushtetutes se Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.
Postimi i plotë:

Sipas Kushtetutes se Kosoves gjuhe zyrtare ne Kosove jane gjuha shqipe dhe serbe.

Sipas Ligjit mbi Dhomat e Specializuara, gjuhe zyrtare ne kete Gjykate jane gjuha shqipe, serbe dhe angleze.

Gjatë çdo procedure, gjyqtari i procedurës paraprake ose paneli mund të vendosin për gjuhën e punës gjatë procedurës, sipas nevojës dhe duke i respektuar në plotësi të drejtat e të akuzuarve.

Ligji mbi dhomat e specializuara por as gjyqtari i procedures paraprake, as paneli e as gjykata nuk kane te drejte te shkelin KUSHTETUTEN e Kosoves qofte ne raport me punen e tyre, qofte ne raport me komunikim me publikun ne Kosove.

Eshte ndertuar praktika ku dokumentet e gjykates publikohen ne gjuhen angleze, duke injoruar dhe shkelur obligimin kushtetues dhe ligjor per te publikuar keto dokumente edhe ne gjuhen shqipe ne te njejten kohe.

Gjykata Speciale nuk mund te fitoj besimin e publikut ne Kosove, ku gjate ushtrimit te mandatit te saj shkel KUSHTETUTEN.

Gjykata ne aspektin e menaxhimit dhe logjistikes te administroj proceduren dhe komunikimin me publikun, por te ndal praktiken e shkeljes se Kushtetutes se Kosoves.

Me e pakta qe presim nga kjo Gjykate eshte te respektoj dhe nderoj Kushtetuten e Kosoves, mbi bazen e se ciles edhe e ushtrojne mandatin dhe pergjegjesite gjykatesit, prokuroret dhe administrata e kesaj gjykate.