Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Happy TV ka deklaruar se e mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Infosot.com
“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi në një prononcim për Infosot thotë se deklarata e Vuciq është kontradiktore me veprimet dhe qasjen e vazhdueshme armiqësore që e ka me kosovarët dhe institucionet e Kosovës.
“Presidenti serb nuk ka asnjë rol qoftë në aspektin pozitiv apo negativ në raportim me vendimmarrjen lidhur me procesin e liberalizimit për qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklarata të tilla të Presidentit serb janë kontradiktore me veprimet dhe qasjën e vazhdueshme armiqësore që i njejti ka me popullin e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë Miftaraj.
Tutje, Miftaraj thotë se deklaratat e tilla të Vuciq duhet të injorohen njëjtë sikurse i injorojnë edhe partnerët ndërkombëtar.
“Deklarata të tilla duhet të mirren me rezervë dhe të injorohen sikurse injorohen edhe nga partnerët ndërkombëtarë” përfundon drejtori i IKD-së./Infosot.com/