Microsoft Outlook rikthehet normalitetit pas dy ditësh ndërprerje

E publikuar: 19/09/2017 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft tha se shërbimi e-mail i Outlook është rikthyer normalitetit pas problemeve që hasi në orët e fundit.

Shumë përdorues të Outlook e kishin të pamundur të dërgonin e-mail-e po edhe të qaseshin në llogarinë e tyre.

Qindra raste ka pasur në Evropë kur përdoruesit komentonin në Downdetector duke thënë se ishin prekur nga problemi të paktën që nga mëngjesi i së hënës.

Një prej problemeve që përsëritej më së shumti ishte se e-mail-et e dërguara ngeleshin në skedarin “Draft” dhe nuk niseshin për tek marrësi.

Në uebsajtin e kompanisë, Microsoft tha se shërbimi doli jashtë funksioni në mënyrë të papritur dhe po punon për rikthimin e tij.

Vendet Evropiane kanë qenë më të prekurat dhe këtë e konfirmoi vetë një zëdhënës i Microsoft.

Outlook inkorporon llogaritë Hotmail dhe Windows Live. Në faqen e statusit të shërbimit Microsoft thoshte se kishte përdorur një infrastrukturë alternative gjersa shërbimi të rikthehej. /PCWorld Albanian