Microsoft kap rivalin e përjetshëm Apple për nga vlera e tregut

E publikuar: 30/11/2018 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nxitur nga raportet për kërkesë të ulët për iPhone, vlera e aksioneve të Apple prej disa javësh është në një spirale.


Që nga fillimi i Nëntor vlera total e tregut të gjigandit të iPhone ka rënë me 18% ose mbi 200 miliardë dollarë.

Në më pak se katër muaj pasi u bë kompania e parë trilion dollarëshe, Apple humbi edhe titullin e kompanisë më me vlerë në botë për një moment.


Dhe ai që e shkurorëzoi ishte rivali i vjetër dhe i përbetuar Microsoft.

Apple ka parakaluar armikun kryesorë për nga vlera e tregut në 2010-ën kur Microsoft po ballafaqohej me vështirësi në shitjet e kompjuterave dhe Apple po shijonte suksesin e viteve të para të lançimit të iPhone.

Por së fundi, nën lidershipin e Nadella, Microsoft me sukses ka reduktuar varësinë në Windows duke u shndërruar në një lider në tregun në rritje të shërbimeve cloud.

Rivaliteti i tyre daton që nga 1980. /PCWorld Albanian