Meta i përgjigjet Manjanit: Unë nuk komunikoj me statuse

E publikuar: 29/04/2017 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilir Meta ka komentuar qëndrimin e Ylli Manjanit për të refuzuar caktimin si kandidat për deputet në listën e LSI-së.

“Unë nuk komunikoj me statuse, aq më tepër me anëtarë të kryesisë, secili merr vendimin e tij. Unë përshëdes Luan Ramën dhe Vasilin për kontributin që kanë dhënë,” iu përgjigj Meta pyetjes së gazetarëve.

Më herët ish-ministri i Drejtësisë shkruajti në Twitter, shkruan lapsi.a.

“Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”, shkruante Manjani.