Messi i thyen dorën një tifozeje (Video)

E publikuar: 22/03/2016 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Mesi bëhet sërish protagonist i mediave ndërkombëtare, por këtë herë jo për golat e shënuar me Barcelonën, por me ‘incidentin’ e ndodhur me një tifoze në stadium.
Gjatë ndeshjes së kaluar mes Vijarealit dhe Barcelonës (2-2), Mesi realizoi një gjuajte jashtë kuadrati të portës në minutën e 15′ dhe topi përfundoi duke goditur një tifoze pas portës.

Futbollisti u kap nga kamerat duke kërkuar ndjesë, ndërsa gruaja u ndihmua nga asistentët e fushës pas supergjuajtjes që preku dorën e djathtë të saj.

Pas ndeshjes, mediat publikuan edhe një foto ku gruaja shihet me dorën e fashuar.

https://youtu.be/Mf3xSnaw5Ik