Messi-Ronaldo, klasikja brenda “El Clasicos”

31.03.2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Messi-Ronaldo, klasikja brenda “El Clasicos”

Cristiano Ronaldon, sidomos në këtë sezon, vijon të përndjekë shprehja “Nuk arrin të shfaqet në ndeshjet e mëdha”. Mirëpo historia e sfidave “El Clasico” tregon të kundërtën. Të shtunën në “Camp Nou” do të zhvillohet përplasja numër 25 mes portugezit dhe rivalit të tij të madh te Barcelona, Lionel Messi. Dy “yjet” e futbollit janë fituesit e “Topit të Artë” në 10 edicionet e fundit. Cristiano ka mundur të shënojë në 13 “El Clasico”, ndërsa Lionel në 10 prej tyre. Baraspeshë e plotë përsa u përket golave të shënuar. Secili prej tyre ka mundur t’i shënojë 15 gola rivalit të përjetshëm kur të dy kanë qenë në fushë. Peshorja anon ndjeshëm nga sulmuesi argjentinas për sa i përket fitoreve, pasi në 12 raste ka triumfuar Messi, në 6 Ronaldo, ndërsa 6 përballje mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Cristiano 60% të golave, më saktësisht 9, i ka shënuar në “Camp Nou”, ndërsa Messi në “Santiago Bernabeu” ka realizuar një më shumë, 10. Gjithmonë bëhet fjalë për sfidat kur të dy kanë qenë kundërshtarë me njëri-tjetrin. Që nga sezoni 2011-2012, Ronaldo ka shënuar në 4 nga 5 ndeshjet radhazi në “Camp Nou”. Nëse arrin të shënojë edhe këtë të shtunë, do të shndërrohet në golashënuesin e tretë më të mirë në “El Clasico’, duke parakaluar Raul Gonzalesin. I pari mbetet Messi e 21 finalizime, i ndjekur nga legjendari Di Stefano me 18 gola.

Ronaldo – Messi jo më kot përkufizohet dueli klasik në “El Clasico”. Që kur mbërriti në Spanjë, portugezi nuk është aktivizuar në vetëm një superpërballje Real Madrid – Barcelona, pikërisht në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2014, që u fitua 2-1 nga Los Blancos. Nga ana tjetër, që kur luajti për herë të parë në El Clasico, në moshën 18-vjecare, Messi nuk ka mundur të aktivizohet në vetëm 2 raste, në 2006-tën dhe 2007-ën, ndërsa në 28 sfidat e fundit ka qenë gjithmonë i pranishëm në fushë. Të vetmit lojtarë që kanë luajtur në më shumë ndeshje “El Clasico” radhazi se Messi janë Gento, 35, Casillas 30 dhe Raul 29.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​De Bruyne: Fare nuk më intereson për Messin

​De Bruyne: Fare nuk më intereson për Messin

​Arsenali e nis me fitore bindëse sezonin e ri

​Arsenali e nis me fitore bindëse sezonin e ri

​Barcelona presion Suarezit për t’u larguar nga “Camp Nou”

​Barcelona presion Suarezit për t’u larguar nga “Camp Nou”

Jo vetëm Thiago, Liverpooli e do edhe talentin e Dortmundit

Jo vetëm Thiago, Liverpooli e do edhe talentin e Dortmundit

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Kosova U21 pëson debakël në “Fadil Vokrri”

Kosova U21 pëson debakël në “Fadil Vokrri”

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Barazon Kosova

Barazon Kosova

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Kosova sulmon, Moldavia shënon

Kosova sulmon, Moldavia shënon

“Miku i mirë në ditë të vështira”, pamjet e para të Messit duke luajtur me Suarezin

“Miku i mirë në ditë të vështira”, pamjet e para të Messit duke luajtur me Suarezin