Mërgjyshi: Eshtë moment jo për Korabin

E publikuar: 16/10/2016 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ndeshjes Kukesi-Korabi, erdhen edhe reagimet e disa protagonisteve te duelit.

Më vjen shumë keq për mënyrën sesi po luajmë dhe si po rrjedhin ngjarjet. Nuk duhet të mjaftohemi me faktin që po luajmë mirë, por duhet të gjejmë pikët pavarësisht ku luajmë. Kishim përgatitur një ndeshje të kujdesshme, por pësuam një gol në fillim. Gjithsesi vazhduam të luanim me qetësinë e duhur, ishim pranë portës kundërshtare dhe kishim raste. Është një moment jo për ne. Nuk kemi shumë alternativa dhe detyrohemi të aktivizojmë Plakun jo si sulmues të parë, megjithëse Sebino krijoi volum loje dhe krijoi raste duke goditur shtyllën dhe traversën. Korabi ka një ngërç rezultatesh.

Fatjon Tafaj

Më të rëndësishme ishin tre pikët në një ndeshje ku kishim disa mungesa, ndërsa lojtarët tanë patën disa probleme dhe ishin tre prej tyre, mes të cilëve Hasani dhe Lena që gjatë gjithë kohës kërkonin zëvendësim.

Sebino Plaku

Siç e patë edhe ju, fati po na ndëshkon në të dyja krahët. Nuk arrijmë të shënojmë me topin që përplaset në shtyllë, ndërsa në krahun tjetër pësojmë gol nga hiçi. Të vjen shumë keq.

Në momentin që nuk shënon rregullisht, shkaktohet edhe një ngërç psikologjik. Por, për të shënuar duhet të kesh disa lojtarë në zonë, golat nuk realizohen nga momentet sporadike. Kur të paraqitemi në zonën kundërshtare duhet ta bëjmë me besim./ss/