Mergim Lushtaku: Nuk jam aksionar në ‘AIM’

E publikuar: 29/05/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mergim Lushtaku ka reaguar ndaj raportimeve të një televizioni me valë nacionale ku e kishte parafrazuar se Lushtaku ishte përfitues i disa tenderëve më një kompani.

Lushtaku përmes rrjetit social Facebook e ka demantuar këtë lajm duke e konsideruar të pavërtet.

Ky është reagimi i Lushtakut:

Dje, më datë 28 maj 2015, Kohavizioni (KTV-ja), në edicionet e saj të lajmeve raportoi se unë, Mergim Lushtaku, jam bashkëpronar i kompanisë “AIM”, e cila është pronë e Arben Malokut dhe e cila është përfituese e disa tenderëve në Komunën e Klinës.

Dëshiroj të sqaroj për opinionin e gjerë së ky raportim i KTV-së është shpifje dhe denigrim i personalitetit tim dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

E njoftoj opinionin se unë, Mergim Lushtaku, nuk jam bashkëpronar i kompanisë “AIM” më seli në

Klinë të pronarit Arben Malokut, siç u raportua dje në KTV dhe sot në disa portale dhe gazeta ditore, dhe nuk e njoh as pronarin e as nuk kam kurrfarë lidhje me dikë nga kompania “AIM”, me seli në Klinë, e cila paska përfituar tenderë nga komuna e Klinës.

Ndërsa kompania që unë jam aksionar e jo bashkëpronar është “AIM Shpk”, e cila e ka selinë në Prishtinë në bulevardin “Bill Clinton”, e themeluar më 29 mars 2013 dhe pronar i kësaj kompanie është Astrit Çitaku, e jo Arben Maloku siç raporton KTV-ja.

Kompania ku jam aksionar është themeluar në vitin 2013 dhe nuk merret më shitblerjen e veturave dhe asnjëherë nuk ka fituar as një tender nga institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Për me tepër, unë, asnjëherë në jetën time nuk kam fituar as një tender në institucionet publike të
Republikës së Kosovës. Jam i përkushtuar deri në vdekje të jem i ndershëm dhe i drejtë dhe me duhet të reagojë çdo herë që shpifet në raport me emrin tim.

Pres që KTV-ja dhe grupi Koha të reflektojë dhe të kërkoj falje për ketë raportim të pasaktë.

Shpresoj që mediat në të ardhmen të kenë në konsideratë që kur të lakohet jo vetëm emri im, por i kujtdo qoftë të marrin së pari konfirmimin nga ai person i përfolur.

Me respekt,

Mergim Sami Lushtaku