Mercedes-Maybach sjell konceptin e ri (Foto)

E publikuar: 20/08/2016 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maybach Mercedes Vision 6 ka sistem automatik drejtimi, por është bërë për t’u ngarë nga shoferët.

“T’i japësh makinës ka qenë kënaqësi për 130 vitet e fundit, dhe do të vazhdojë të jetë edhe për 130 vitet e ardhshme.”, tha për Bloomberg kryemodeluesi I Daimler AG, Gorden Wagener.

Maybach kishte ndaluar së krijuari makina të veçanta që në vitin 2012, me të cilat krenoheshin personazhe të njohur si Jay-Z apo Swizz Beatz. Por vjet u rikthyen me 1-milionë-dollarëshen Mercedes Maybach S600 Pullman (foto 7-8), dhe me 192-mijë-dollarëshen Mercedes Maybach S600 Sedan (foto 9-10).

Me pesë minuta karikim mund të bëjë 100 kilometra rrugë, nëse përdoret karikuesi më i fuqishëm.

Brenda ka sensorë elektronikë që kontrollojnë deri rrahjet e zemrës, dhe dritat kombinohen me ngjyrën e veshjes.

Katër motorë elektrikë japin 740 kuaj fuqi dhe mund të ecë për 321 kilometra me një karikim të plotë.

Është 6 metra e gjatë, e gjitha elektrike, me baterinë në gjithë pjesën e shasisë.

Ka vend për katër persona dhe dekorimi i brendshëm ndërthur nuancat klasike të drurit me teknologjinë moderne.

Maybach u rikthyen vjet me 1-milionë-dollarëshen Mercedes Maybach S600 Pullman

Mercedes Maybach S600 Pullman, një makinë e vërtetë luksi.

Po vjet sollën dhe 192-mijë-dollarëshen Mercedes Maybach S600 Sedan

Mercedes Maybach S600 Sedan