Memphisi mposhtë edhe Houstonin, Spurs dhe Golden State fitojnë (Video)

E publikuar: 24/10/2017 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Memphis Grizzlies ka realizuar befasinë e mbrëmjes në NBA, duke mposhtur Houston Rockets me rezultat 98-90.

Me mbrojtje të fortë e lojë të mirë, Memphis arriti të realizojë befasinë e dytë rresht pasi mposhti edhe Golden State Warriors ditë më parë.

Memphisi ndali në vetëm 33 pikë Houstonin në krejt pjesën e dytë, çka ndikoi në fitoren e klubit të papërshtatshëm.

Gordon me 27 pikë dhe Harden me 22 pikë ishin më të mirët, kurse te Memphisi shkëlqeu Marc Gasol me 26 pikë dhe Mike Conley me 17 pikë.

Golden State Warriors arriti po ashtu t’i kthehej fitores me rezultat 101-97, ku Curry realizoi 29 pikë në këtë takim.

Spurs edhe pa Leonardin arriti fitoren e tretë pa asnjë humbje në fillim të sezonit falë një paraqitje dinjitoze nga Aldridge me 20 pikë në këtë takim dhe serie pozitive prej 11-0.

Deri tash vendin e parë në Konferencën Perëndimore e mban San Antonio Spurs me tri fitore, pasuar nga Golden State dhe Houston. /Telegrafi/