Melbourne në finalen e Kupës, falë Berishës

E publikuar: 28/10/2015 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besart Berisha con Melbourne Victory në finalen e Kupës së Australisë. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol dhe asistoi në shënimin e një tjetri, duke ndihmuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Kevin Muscat të fitonte në transfertë me shifrat 0-3 në gjysmëfinalen përballë modestëve të Hume City. Në finale Melbourne Victory do të sfidojë Perth Glory-in, me Berishën që do të kërkojë ti shtojë palmaresit të tij një tjetër trofe pikërisht Fa Cup-in australian pas 3 titujeve kampion të fituar, 2 me Brisbane Roar dhe një me Melbourne Victory. Në minutën e 41-të, 30-vjecari nga Prishtina kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai duke kaluar në avantazh formacionin mik. Por edhe pse përballë kishte një skuadër modeste si Hume City, Melbourne Victory e pati të vështirë të vendoste në kasafortë kualfikimin dhe për ta bërë dicka të tillë mendoi sërish Berisha që në minutën e 89-t pasoi për Barbarouses i cili me një goditje të bukur nga jashtë zone i coi shifrat në 0-2. Në sekondat e fundit të shtesës kishte vend edhe për një tjetër finalizim të Gerias i cili hipotekoi suksesin e Melbourne Victory. Tashmë skuadra e trajnerit Kevin Muscat duhet të masë forcat me Perth Glory-in, me objektivin për të fituar trofeun e dytë gjatë këtij viti, pikërisht Kupën e Australisë.