Mediat serbe: Sulm i ri i shqiptarëve, Jahjaga “përdhunon” Serbinë në mes të Beogradit

E publikuar: 30/05/2017 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të qëndroj në fillim të qershorit në Beograd të Serbisë, ku do të flasë për librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë.

Për pjesëmarrjen e Jahjages atje kanë reaguar mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si sulm të ri të shqiptarëve karshi serbëve, shkruan Informer, transmeton Indeksonline.

“Sulm i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!”, është titulli i kësaj gazete.

“Ish-presidentja e shtetit të rremë të Kosovës, Atifete Jahjaga, në mes të Beogradit mban një fjalim në lidhje me atë se si serbët e organizuar kanë dhunuar gratë shqiptare ?!…”, thuhet më tej në nëntitullin e artikullit.

Sipas medieve, Jahjaga, do të jetë mysafire e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili në Beograd do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor. /Indeksonline/