Mediat angleze e zbulojnë, Mourinho i ka thënë Pogbas se nëse e do largimin, kërko transferimin nga klubi

E publikuar: 16/08/2018 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i ka thënë Paul Pogbas që ta dorëzojë kërkesën për transferim nëse dëshiron të largohet.

The Sun shkruan se Mourinho e ka paralajmëruar atë që të mos lëshojë ankesa në media dhe tha se nëse dëshiron të largohet nga klubi, të kërkojë transferimin.

Lojtari është i lidhur me një kalim te Barcelona këtë afat kalimtar.

Por Pogba nuk ka qëndruar duarkryq në këtë bisedë, duke ia kthyer se nëse dëshiron të flas duhet të bëjë këtë me agjentin e tij, Mino Raiolan.

Paul Pogba gjatë ndeshjes me Leicesterin (Getty Images)

E gjithë kjo ndodhi pasi Pogba ishte ankuar pas ndeshjes që Manchester Unitet e fitoi 2-1 ndaj Leicesterit.

“Ka gjëra që unë mund t’i them dhe ka gjëra që unë nuk mund t’i them”.

Paul Pogba (Getty Images)

Mourinho i zemërua me Pogban duke i thënë:”Nëse dëshironi të largohesh nga Manchesteri, përsëri, e gjitha çfarë duhet të bësh është ta kërkoni transferimin”.

Portugezi e përdori fjalën “përsëri”, pasi ai e kishte lënë klubin në vitin 2012 për të kaluar te Juventusi, për tu kthyer pastaj për 105 milionë funte. /Telegrafi/