Me V30-ën, LG i hyn një beteje të gjatë me Samsung

E publikuar: 20/09/2017 02:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç kishte premtuar, gjigandi Korean i elektronikës LG prezantoi ditën e sotme një telefon të stërmadh 6 inç në përpjekje për të larguar përdoruesit nga Samsung dhe flagshipi më i fundit Note 8.

LG V30 i bashkohet trendit të telefonëve me ekran të madh dhe pa skaje, një taktikë e ndjekur nga Samsung me Galaxy S8 dhe Note 8 të cilët pritet ti bashkohet edhe Apple me iPhone 8.

Edhe pse historikisht LG ka ndërtuar telefonë mjaft të mirë dhe inovativë, fati nuk ka qenë në anën e prodhuesit Korean.

Këtë herë kompania do të provojë përsëri fatin me LG V30, produkti më i rëndësishëm i LG në IFA-në e këtij viti.

Specifikat kryesore të harduerit:

  • Dy kamera të pasme; 16 megapiksel dhe 13 megapiksel
  • Ekran 6 inç OLED 2880×1440 me teknologjinë “High Dynamic Range” (HDR)
  • Skaner të shenjave të gishtërinjve, teknologji të njohjes së fytyrës, teknologji të njohjes së zërit
  • Rezistent nda ujit dhe pluhurit (IP68)
  • Android 7.1.2 Nougat së bashku me Google Assistant
  • Snapdragon 835 dhe 4GB RAM
  • LTE-A 4 Banda, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth 5, USB-C, NFC
  • 3,300 mAh bateri dhe 64/128GB memorje

Konsumatorët dita ditës po zhvendosen drejt ekrane të mëdha dhe shumica e prodhuesve po përpiqen të kapitalizojnë këtë trend.

LG V30 hyn në kategorinë e Note 8-ës, të telefonëve për produktivitet por edhe zbavitje.

Dy prodhuesit, Samsung dhe LG, janë rivalë historikë nga Koreja e Jugut. Megjithatë Samsung është prodhuesi më i madh në botë me 79.1 milion telefonë të shitur në tre mujorin e dytë të vitit. Nga ana tjetër LG ka shitur vetëm 13.3 milion njësi. /PCWorld Albanian