Me propozimin e Ministres Hoxha, Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

19.03.2019 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Me propozimin e Ministres Hoxha, Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar miratimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019 – 2023, propozim i cili u miratua në Kabinetin qeveritar.

Ministrja Hoxha, me një ekspoze, ka paraqitur Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2019 – 2023, si dokumentin kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane, transmeton Infosot.

“Këto reforma mbulojnë fushat e kritereve politike, atyre ekonomike dhe të acquis-së, në kuadër të kapitujve në tri blloqe, me masa afatshkurtra legjislative dhe zbatuese, dhe objektiva prioritare afatmesme. Ato fokusohen në përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së dhe zbatimin e tij, përmes reformave të politikave e atyre institucionale”, ka cekur Ministrja Hoxha, duke shtuar se programi përmban rreth 390 masa, prej tyre rreth 160 janë masa legjislative dhe rreth 230 janë masa zbatuese.  

Kostoja totale e zbatimit të Programit për sivjet, sipas Ministres Hoxha, është vlerësuar të jetë rreth 94.4 milionë euro, nga të cilat 81.8 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe rreth 12.6 milionë euro nga mbështetja e donatorëve (BE dhe donatorët bilateralë).

Programi është hartuar nën koordinimin e MIE-së, dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante, sipas të njëjtit proces dhe metodologjie të përdorur në rishikimin e tij paraprak. Pas miratimit nga Kuvendi, ai do t’i dërgohet Komisionit Evropian për komente zyrtare.

Gjatë këtij viti, pritet që PKZMSA të realizohet të paktën 70%.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash