Me mbështetjen e ICTSlab, Microsoft Albania dhe SwissContact sjellin Hour of Code në Tiranë

E publikuar: 03/12/2018 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft Albania në bashkëpunim me SwissContact dhe me mbështetjen e qendrës më të re të inovacionit dhe laboratorit multifunksional në Tiranë ICTSlab organizojnë Hour of Code në kuadër të Javës së Kodimit.


Kjo lëvizje globale organizohet çdo vit në javën e parë të Dhjetorit në mbi 180 shtete me 200,000 aktivitete. Çdo vit ky aktivitet sillet edhe në Tiranë.

Nga e Hëna deri të Mërkurën mësuesit nga shkollat nëntë vjeçare mund të rezervojnë orarin për klasën e tyre për të realizuar një orë kodimi pranë ambienteve të ICTSlab.


Aktivitetet do të zënë vend në orët 11:00 – 13:00 dhe 13:00 – 15:00.

“Ora e Kodimit 2018” do të nisë rrugëtimin e saj nëpër shkollat e vendit që prej 3 dhjetorit 2018, në kuadër të Javës Globale të Edukimit lidhur me Shkencat Kompjuterike, me qëllim promovimin në nivel kombëtar.

Telefononi në 069 900 9000 ose dërgoni në të dhënat tuaja përmes ICTSlab në Facebook dhe adresës së e-mail-it [email protected]: emër shkolle, numri i nxënësve dhe orarin e vizitës.

Stafi i ICTSlab do tju konfirmoje nëse ju mund te jeni një prej 6 shkollave pjesëmarrëse në fushatën Ora e Kodimit 2018 pranë ICTSLab.

Hour of Code u lançua në Dhjetor të 2013-ës nga organizata Code.org e cila ka për qëllim të bëjmë programimin kompjuter lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.

Që nga themelimi i kësaj nisme mese 40 milion njerëz kanë marrë pjesë dhe mbi 1 miliardë rreshta kodi janë shkruar.

Vitin e kaluar Hour of Code arriti një objektiv madhor, 500 milion orë organizim.

ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin jo formal e cila ka në target përgatitijen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjecare të kompanisë ICTSmedia. /ICTSlab