Shoqata Sindikale e kontrollorëve të trafikut ajror ka mbajtur grevën një orësh në Aeroportin e Prishtinës.
Përkundër grevës që SINKON-i mbajti nga ora 8 deri në 9, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë vazhduar sipas kohës së paraparë.
Greva u mbajt si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin për paga, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. SINKON-i, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror. Gjithashtu, ky institucion ka paralajmëruar se nëse Institucionet e Kosovës nuk reagojnë pas kësaj greve, situata do të përshkallëzohet.
ANP-ja kishte njoftuar të martën se shërbimet do të ofrohen sipas programit të fluturimeve përgjatë 24 orëve të javës, përkundër grevës së paralajmëruar.