Mbyllet një çerdhe në Tiranë, përkeqësohet situata e koronavirusit në Shqipëri

E publikuar: 15/06/2020 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme një çerdhe në Tiranë është mbyllur pasi disa pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Bëhet fjalë për çerdhen numër 16 në Tiranë, në zonën e ish- Bllokut.

Sipas informacioneve asnjë fëmijë nuk është i prekur dhe i gjithë stafi do të karantinohet për 14 ditë.

Sot në Shqipëri u konfirmuan 69 raste të reja me COVID-19, nderkohe qe ne total numri i te prekuve ka shkuar 1590.