Mbyllet hetimi i përgjimit të celularit të Merkelit

E publikuar: 12/06/2015 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorët gjermanë kanë mbyllur hetimet e përgjimeve të dyshuara të celularit të kancelares Angela Merkel nga Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkaura.

Zyra e prokurorit federal, Harald Range, ka thënë se nuk ka mundur të gjejë prova të mjaftushme për t’i paraqitur në gjykatë.

Akuzat për përgjim kanë rrjedhur nga dokumentet sekrete të SHBA-së, që i ka bërë publike ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, në vitin 2013.

Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar drejtpërdrejt akuzat, por ka thënë se telefoni i Merkelit nuk është duke u përgjuar aktualisht dhe se nuk do të përgjohet në të ardhmen.

Merkel, ndërkaq, ka thënë se “spiunimi midis miqve nuk bën të ndodhë”./rel/