Mbrëmë u sulmua lokali ku qëndroi Thaçi në veri

E publikuar: 30/09/2018 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lokali ku ka pirë kafe dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në veri të Mitrovicës, mbrëmë pas mesnatës është sulmuar me armë zjarri.

Lokali ndodhet në fshatin Banjë, afër kufirit të Bërnjakut, e përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Pronari i lokalit është Goran Drazheviq.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Besim Hoti, e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress. Ai ka thënë se rasti është hapur në mëngjes dhe policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po punon në gjetjen e të dyshuarve.