Mbi 100 institucione maqedonase ndërrojnë emrin

06.03.2019 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mbi 100 institucione maqedonase ndërrojnë emrin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar emrat e mbi 100 institucioneve shtetërore në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, që parasheh përshtatjen e tyre me dispozitat e dokumentit për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit.

Radio Televizioni Maqedonas (RTVM) do të quhet Radio Televizioni Nacional (RTVN), Agjencia Informative Maqedonase (MIA) do të quhet Agjencia Nacionale Informative (NIA); filarmonia maqedonase dhe opera e baleti maqedonas do të quhen nacionale sikur edhe shumë institucione tjera. Ndërsa një numër i madh i institucioneve në vend të Republikës së Maqedonisë do të quhen të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Më këtë vendim kemi tri momente kyçe apo parime që janë përdorur gjatë ndërrimin të emrave të institucioneve. Në të gjitha ato institucione që në mbishkrime ka qëndruar emri Republika e Maqedonisë apo Maqedonia, tani në bazë të ndryshimeve kushtetuese do të jetë emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Të gjitha institucionet që kanë mbiemrin ‘maqedonas’ apo ‘maqedonase’, zëvendësohem me emrin ‘nacionale’, ndërsa disa institucione që kanë të bëjnë me karakterin nacional nuk do t’u ndryshohet emri, siç është rasti me tetarin maqedonas, por mbi të do të qëndrojë emri i shtetit, Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar zëdhënës i Qeverisë, Mile Bosnjakovski.

Ai tha se bisedimet po vazhdojnë për zëvendësimin edhe të emrit të Akademisë maqedonase të Shkencave dhe Arteve, por pa saktësuar ndonjë emër konkret, duke thënë se kjo do të bëhet në koordinim me akademikët.

Boshnjakovski thotë se vendimi nuk rrezikon identitetin maqedonas, ndërsa përjashtoi mundësinë e ndërrimit të himnit që gjithashtu përmban mbiemrin “maqedonas”.

Qeveria ka vendosur dhe ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të nisin me zbatimin e vendimin për të zëvendësuar të gjitha mbishkrimet me emrat e rinj si dhe përshtatjen e tyre edhe me Ligjin për gjuhët, që nënkupton përdorimin edhe të gjuhës shqipe.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka obliguar të gjitha institucionet që të bëjnë ndryshimin e tabelave në hyrje të institucioneve lidhur me emrin e shtetit, në pajtim me amendamentet 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës, ligjit kushtetues për zbatimin e këtyre amendamenteve dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është kritikuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila edhe më parë ka kundërshtuar Marrëveshjen me Greqinë për emrit.

“Identiteti maqedonas dhe gjuha janë të drejta të trashëguara dhe askush nuk mund t’i kontestojë ato. Në dokumentet e OKB-së në mënyrë të qartë është e theksuar gjuha jona, e përkthyer në gjashtë gjuhë botërore. Edhe identiteti është përcaktuar në mënyrë të qartë. Vendimi i Qeverisë është edhe një dëshmi se ajo është e përcaktuar që të vazhdojë me politikën e dëmshme dhe rrënuese të identitetit e trashëgimisë kulturore maqedonase. Me Marrëveshjen me Greqinë është rrezikuar identiteti institucional që është edhe shtylla e identitetit të një shteti dhe populli”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshja për emrin mes dy shteteve është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018 dhe dy qeveritë, në veçanti ajo e Maqedonisë së Veriut po punon intensivisht për zbatimin e saj, meqë pas përmbylljes së procesit për anëtarësim në NATO pret edhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbi 100 institucione maqedonase ndërrojnë emrin

Mbi 100 institucione maqedonase ndërrojnë emrin

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së homazhe në Memorialin Përkujtimor në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së homazhe në Memorialin Përkujtimor në Prekaz

“Momenti i fundit që Kosova të reflektojë për taksën”

“Momenti i fundit që Kosova të reflektojë për taksën”

Veseli takoi ministrin e jashtëm të Maltës

Veseli takoi ministrin e jashtëm të Maltës

Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

Limaj: Për lirinë që gëzojmë sot duhet t’i falënderohemi familjes Jashari

Limaj: Për lirinë që gëzojmë sot duhet t’i falënderohemi familjes Jashari

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol

Ministri i Jashtëm i Maltës: Disa vende të BE-së për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave

Ministri i Jashtëm i Maltës: Disa vende të BE-së për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave

Veseli: Epopeja e UÇK-së është rasti më unikat në historinë botërore

Veseli: Epopeja e UÇK-së është rasti më unikat në historinë botërore

Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa, falë së cilës sot jemi të lirë

Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa, falë së cilës sot jemi të lirë

Scaparrotti: Situatë shumë e brishtë e sigurisë në Ballkan

Scaparrotti: Situatë shumë e brishtë e sigurisë në Ballkan

Pacolli: Për taksën duhet të ulemi të flasim pastaj të hiqet

Pacolli: Për taksën duhet të ulemi të flasim pastaj të hiqet

Haradinaj insiston në “kontratë për njohje” nga Serbia

Haradinaj insiston në “kontratë për njohje” nga Serbia

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe