“Mbappe është më profesionist se Messi”

E publikuar: 12/10/2017 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas ish-sulmuesit francez të Barcelonës, PSG-së dhe Monacos, Ludovic Guily, Kylian Mbappe ka treguar të jetë më shumë profesional sesa Lionel Messi sa ishte në moshën 18 vjeç.  

Sulmuesi francez, Mbappe, 18 vjeç, është në rrugë të drejt për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë pasi një sezon spektakolar në 2016-17 me Monacon, duke i parë skuadrat më të mëdha të Evropës që interesohen për të.

Paris Saint-Germain fitoi betejën për të nënshkruar me yllin francez dhe e solli atë nga Monaco në një marrëveshje huazimi që do të bëhet e përhershme në sezonin e ardhshëm, duke i kushtuar rreth 180 milionë euro.

Giuly gjatë kohës së tij te Barcelona

Mbappe tashmë ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje në të gjitha garat për PSG-në dhe Giuly ka sugjeruar se do të ketë një zhvillim edhe më të lehtë sesa që Messi bëri në Barcelonë.

“Kylian ka potencial të madh. Ai ka gjithçka për të qenë i madh, është profesionist dhe me mendje të shëndoshë. Ai zgjodhi PSG-në që të rritet”, ka thënë fillimisht Guily për RMC.

“Mbappe është më profesionist se Messi në të njëjtën moshë, por ai e di më mirë se si të menaxhojë trupin e tij”.

“Leo kishte shumë shqetësime me shëndetin e tij në kohës sa ishte duke e rritur”.

“Kylian ka avantazhin e njohjes së tij dhe shëndetin e plotë”, përfundoi ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/