Mbahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

E publikuar: 12/11/2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës, të cilin e udhëhoqi Kryesuesi Bahri Hyseni, me ç’rast ka shqyrtuar dhe miratuar pikat e parapara të rendit të ditës.

KPK-ja në fillim të takimit ka aprovuar Raportin e mekanizmit përcjellës ndërinstitucional së bashku me disa rekomandime për veprat penale karakteristike për periudhën janar-shtator 2019, te cilin e prezantoi Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Perfomancës së Prokurorive, Valon Jupa.

Gjithashtu në vijim të këtij takimi janë shqyrtuar raportet e komisioneve për rishqyrtim për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, si dhe janë miratuar pjesërisht rekomandimet e këtyre komisioneve me rastin e kundërshtimeve të kandidatëve për kryeprokurorë të këtyre dy prokurorive.

Në fund të takimit, Këshilli Prokurorial ka mbajtur dy seanca dëgjimore për zbatimin e Ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ka trajtuar disa çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij./Infosot/