Mayweather-Pacquiao, përplasje mes dy kampeve

E publikuar: 09/04/2015 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përplasje mes dy kampeve të Mayweather e Pacquiao, kur mbeten edhe 3 javë nga ngjitja e tyre në ring.

Përplasje mes dy kampeve të Mayweather e Pacquiao, kur mbeten edhe 3 javë nga ngjitja e tyre në ring. Promotori i filipinasit pretendon se nuk ekziston një kontratë me MGM Grand Garden, arena ku do të zhvillohet ndeshja më 2 Maj. Njeriu përgjegjës për promovimin e Pacquiaos tha se gjendet në një situatë që nuk e ka hasur kurrë më parë gjatë gjithë karrierës së tij prej gjysmë shekulli.

Bob Arum deklaroi se të dy kampet nuk kanë një kontratë në dorë, përmes së cilës sqarohet shpërndarja e biletave apo ndarja e dhomave. Shqetësimit të tij i është përgjigjur menjëherë dhe me ironi promotori i Floyd Mayweather. “Eshtë qesharake që në këto momente të mendosh se dueli është në pikëpyetje”, u shpreh Leonard Ellerbe, i cili është përgjegjësi kryesor për negociatat me MGM Grand Garden. Deri tani e vetmja kontratë që është firmosur mes dy palëve është ajo e muajit Shkurt, pak ditë para se Mayweather të njoftonte publikisht se kishte rënë dakord për përballjen e shekullit me Pacquiaon.