Mayweather: Mund të investoj te Newcastle Unitedi dhe mund ta transferoj Ronaldon

E publikuar: 20/03/2018 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Floyd Mayweather thotë se është i gatshëm të investojë te Newcastle Unitedi në rast të një projekti të mirë, ndërsa pohon se mund ta transferojë mikun e tij, Cristiano Ronaldo.

Klubi anglez është në kërkim të një blerësi, ndërsa boksieri i pamposhtur është duke menduar që të bëhet njëri prej aksionarëve.

(Foto: Getty Images)

“Më pëlqen Newcastle, këtyre djemve u pëlqen të festojnë më shumë se në çfarëdo qyteti tjetër në botë. Jam takuar me disa nga lojtarët në vitin e kaluar dhe ata janë djem të mirë”.

“Unë gjithmonë shikoj mundësi të reja biznesi dhe më pëlqejnë të gjitha sportet, mirëpo unë investoj me kokën time, jo me zemrën time”.

(Foto: Getty Images)

“Investimi me zemër është mënyra më e shpejtë për të humbur para, por nëse dikush bën një plan biznesi, atëherë njerëzit e mi mund ta shikojnë dhe të më tregojnë se a mund të fitoj para, atëherë do të investoja”.

“Ndoshta futbolli nuk është loja ime, por unë kam lidhje kudo. Cristiano është një mik i imi qe një kohë të gjatë dhe ai madje mund ta përfundojë karrierën te Newcastle”.

(Foto: Instagram/Cristiano Ronaldo)

Ronaldo ka luajtur në të kaluarën në Angli, te Manchester Unitedi, para se të transferohej te Real Madridi (2009), asokohe si futbollisti më i shtrenjtë në botë. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)