Mavraj drejt futbollit spanjoll, po kërkohet nga Deportivo La Coruna

E publikuar: 13/07/2018 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Mavraj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë pjesë e Hamburgut për edicionin e ri.

Hamburgu ka rënë në Bundesliga 2, ndërsa Mavrajn e ka dërguar tek ekipi i të rinjve pasi nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Kësisoj Mavraj do të largohet nga klubi gjerman por ende nuk e ka caktuar të ardhmen e tij.

Trabzonspori në Turqi mbetet opsioni më i mirë, por jo vetëm kaq.

Mërgim Mavraj (Getty Images)

Për lojtarin interesim kanë shprehur disa skuadra arabe por edhe Palermo në Serie B.

Së fundmi garës për Mavrajn iu ka bashkuar edhe skuadra e famshme spanjolle Deportivo La Coruna.

Deportivo ka rënë nga elita e futbollit spanjoll dhe po kërkon të rikthehet duke u përforcuar me Mavrajn.

Reprezentuesi i Shqipërisë pritet të vendos për të ardhmen e tij brenda muajit korrik. /Telegrafi/