Mascherano: Nuk jam rrahur me Banegan

E publikuar: 06/07/2015 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javier Mascherano ka mohuar spekulimet se është rrahur me Ever Banegan.

Mesfushori i Argjentinës, Javier Mascherano, ka hedhur poshtë spekulimet e mediave në vendin e tij se ka pasur një rrahje me Ever Banegan pas humbjes nga Kili.

Banega dështoi të shënonte gol nga penalltia, teksa mediat raportuan se Mascherano reagoi ashpër te anëtari i Valencias për këtë dështim.

“Kam dëgjuar se unë e kam kapur Everin, por kjo nuk është ashtu. Është qesharake. Unë kurrë nuk do ta drejtoja gishtin te dikush që guxon të gjuaj penallti para 70 mijë njerëzve”, u shpreh Mascherano. /Express/