Masa e reciprocitetit me Serbinë si “krenari e qytetarëve të Kosovës”

11.01.2017 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Masa e reciprocitetit me Serbinë si “krenari e qytetarëve të Kosovës”

Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë kritike, vlerësojnë njohësit e rrethanave në vend, pas ndalimit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vendimit të autoriteteve të Kosovës që t’ia ndalojnë hyrjen në Kosovë zyrtarëve të lartë shtetëror serbë si kundërpërgjigje.

Pas ndalimit të Haradinajt, zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se vendosja e masave të reciprocitetit është është e domosdoshme “deri sa Serbia të mos heq dorë nga përndjekja” e, siç thanë, “qytetarëve të Kosovës.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo masë reciprociteti ndaj Serbisë do të ishe një fuqizim i shtetit të Kosovës dhe forcim i identitetit karshi Serbisë.

“Do të ishte edhe një lloj krenarie e qytetarëve të Kosovës përballë shtetit të Serbisë. Kjo është vështirë që të behet. Duke marrë parasysh paaftësinë e politikanëve tanë kjo është shumë e vështirë që të realizohet, pasi nuk është realizuar deri tani. As tani nuk ka një ide të qartë, plan apo strategji se si të behet si në aspektin politika ashtu edhe në aspektin ekonomik”, tha Muhaxhiri.

Por, ndalimi i Haradinajt ngriti një varg çështjesh në raportet ndërmjet dy palëve që kanë akuzuar njëra tjetrën për, siç thonë, ‘krime të kryera në Kosovë në kohë lufte’.

Autoritetet serbe ndërkaq, prej fillimit të viteve 2000 kanë paraqitur pranë Interpolit urdhërarreste ndërkombëtare për një numër qytetarësh të Kosovës, të cilat janë zbatuar kohë pas kohe nga vende anëtare të BE-së.

Urdhërarresti i autoriteteve të Serbisë për Ramush Haradinajn ndërkaq përfshinë, sic thuhet, krimet “e kryera në Kosovë ndaj civilëve jo shqiptarë” në fund të viteve 90-ta.

Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ‘në vend të masës së reciprocitetit Kosova të vë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime lufte’.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova duhet të forcojë institucionet e veta dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin.

“Gjithashtu, Kosova duhet që të hulumtojë dhe të gjejë provat për krimet e luftës dhe të adresojë përgjegjësinë penale, dhe këtë jo si masë reciprocitetit por si obligim ligjor që të vihet drejtësia në vend”, tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë.

Kërkesat për masa reciprociteti janë shtrirë përtej kërkesës për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe subjekti më i madh opozitar Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar edhe bojkotimin e produkteve ushqimore të Serbisë të cilat hyjnë në Kosovë.

Mirëpo, reciprociteti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit ekonomik, thonë njohës të mirë të rrethanave, është i pamundshëm. Sipas tyre vendimet për masa reciproke “nuk duhet të sillen në momentet kur ka eufori dhe tensione politike”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi ekonomik në rajon nuk ka alternativë.

Sipas tij madje edhe termi ‘reciprocitet’ nuk është aktual për shekullin e njëzetenjë.

“Kur gjithë kësaj i shtohet edhe fakti që po pretendojmë në familjen evropiane dhe nuk mund te ketë integrim politik po integrim ekonomik. Nga vet fakti që Kosova është pjesë e barabartë e agjendës së Berlinit, atëherë na mbetet që vërtetë për ekonomi të bëjmë më tepër, por nëse mendojmë të bëjmë për ekonominë më tepër në Kosovë duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit, po në të njëjtën kohë ekspertizë shkencore dhe vetëdije të qytetarëve”, tha Gërxhaliu.

Pavarësisht tensioneve në fushën politike marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë në fushën ekonomike dhe në veçanti të shkëmbimit tregtar arrijnë në nivelin më të lartë.

Aktualisht Serbia zë vendin e parë me praninë e mallrave të saj në tregun e Kosovës dhe vetëm gjatë vitit të kaluar thuhet se është rritur importi i mallrave serbe në Kosovë.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës gjatë vitit që lamë pas importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës, ka arritur në 389 milionë euro, ndërkohë që eksporti i prodhimeve të Kosovës në tregun e Serbisë gjatë 2016-tës ka kapur shifrat prej rreth 40 milionë euro.

Masa reciprociteti ndaj Serbisë herën e fundit Kosova i vendosi në mars të vitit të kaluar në transportin e naftës dhe të gazit, pasi autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat që lëshohen nga autoritetet e Kosovës për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme. (REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mitrovica dhe Vushtrria kundërshtojnë PDK-në që “synon kapjen e pozitave kyçe në shëndetësinë” e këtyre qyteteve

Mitrovica dhe Vushtrria kundërshtojnë PDK-në që “synon kapjen e pozitave kyçe në shëndetësinë” e këtyre qyteteve

Skandali me gylenistët: Ministria e Infrastrukturës pranon mashtrimin nga kompania turke

Skandali me gylenistët: Ministria e Infrastrukturës pranon mashtrimin nga kompania turke

Kina do të ulë tarifat për importin e makinave

Kina do të ulë tarifat për importin e makinave

SHBA sanksione ndaj Venezuelës për mashtrim me zgjedhjet

SHBA sanksione ndaj Venezuelës për mashtrim me zgjedhjet

Temat e interesit të Kosovës apo të partive politike?

Temat e interesit të Kosovës apo të partive politike?

DOKUMENT – Agjencia e Akreditimit kërkon rikthimin në EQAR, por nuk bën ankesë

DOKUMENT – Agjencia e Akreditimit kërkon rikthimin në EQAR, por nuk bën ankesë

Vuçiq grindet me ministrin e vet për Kosovën

Vuçiq grindet me ministrin e vet për Kosovën

Prokuroria kërkon Halitin e Gashin, hetuesit s’i gjetën në Kuvend

Prokuroria kërkon Halitin e Gashin, hetuesit s’i gjetën në Kuvend

Pritshmëritë për takimin Trump-Moon

Pritshmëritë për takimin Trump-Moon

Kosova e interesuar për marrëdhënie strategjike me Vatikanin

Kosova e interesuar për marrëdhënie strategjike me Vatikanin

SHBA përfshihet në zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë

SHBA përfshihet në zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë

Këshilltari me dy traktorë e një kombajë

Këshilltari me dy traktorë e një kombajë

Hahn: BE s’e ka ulur çmimin, ballkanasit nuk mund të hanë dreka falas nga ne

Hahn: BE s’e ka ulur çmimin, ballkanasit nuk mund të hanë dreka falas nga ne

Ministri Gashi takoi shefen e Misionit të EULEX-it

Ministri Gashi takoi shefen e Misionit të EULEX-it

Thaçi: Marrëveshja përfundimtare e vështirë për Kosovën dhe aspak e lehtë për Serbinë

Thaçi: Marrëveshja përfundimtare e vështirë për Kosovën dhe aspak e lehtë për Serbinë

Kompania ajrore që deportoi gylenistët në Turqi mund të dënohet me 1 milion euro

Kompania ajrore që deportoi gylenistët në Turqi mund të dënohet me 1 milion euro