Marrëveshje në parim në mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt për meçin që përcakton kampionin e unifikuar

E publikuar: 05/05/2020 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e Tyson Furyt kanë zbuluar se ata kanë nënshkruar një marrëveshje në parim me ata të Anthony Joshuas për përballjen e madhe të dekadës së re.

Gypsy King ëhstë kampion në fuqi dhe do të zhvillojë trilogjinë me Deontay Wilderin, derisa AJ do të përballet me Kubrat Puelvin.

The Ahtletic raporton se Fury që përfaqësohet nga Queensberry Promotions, kanë nënshkruar marrëveshje me ata të Joshuas, Matchroom Boxing.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

AJ që përfaqësohet nga Eddei Hearn, ka nën menaxhim kompaninë Matchroom Boxing, gjersa Frank Warren që merret me kamionin e WBC-së, e ka Queensberryn.

Detajet e tjera të marrëveshjes do të bëhen nëpërmjet MTK Golbal, pasi tashmë dihet se Hearn dhe Warren nuk i kanë raportet e mira.

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Në parim, përballja nuk do të mund të ndodh në Britaninë e Madhe, shkaku i shpërthimit të coronavirusit.

Fury ditëve të fundit ka komentuar kundërshtarët e tij të ardhshëm, duke thënë se Wilder është një kërcënim më i madh se Joshua.

“100%, Joshua nuk është i rrezikshëm. Ai është si një foshnje e madhe e përkëdhelur”, ka thënë Fury për ESPN.

“Pse do t’i frikësohesha atij kur ai u rrëzua disa herë nga Andy Ruiz? Në minutat e fundit kishte ndryshuar kundërshtarin, ishte përballur me një që kishte 30 kile, nuk ia kishte dalë herën e parë, ishte turpëruar totalisht dhe më pas fitoi në një rimeç të montuar”.

“Ai nuk mund të bëjë asgjë, nuk mund t’ia dalë me një kampion si Gypsy King, jam shumë i mirë për të, mund të lëndohet”.

“Është vetëm një kampion i unifikuar në boks, ai jam unë, i pamposhtur, i paprekur, i papërsëritshëm”, ka shtuar më tej Fury.

Mbetet të shihet se cili o të jetë kampion i unifikuar, apo do të dështojnë të dy në përballjet paraprake që do t’i kenë në fund të këtij viti.