Marrëveshja për ekstradim SHBA-Kosovë: Sot u zbatua për herë të parë

E publikuar: 23/08/2019 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për herë të parë ka filluar të zbatohet marrëveshja për ekstradim në mes dy vendeve.

Kosnett me anë të një postimi në Twitter ka thënë se sot është ekstraduar një person të arratisur nga Kosova për gjykim në SHBA.

“Në qershor, SHBA-ja dhe Kosova përfunduan Marrëveshjen për ekstradim. Sot e zbatuam atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur nga Kosova në gjykim në SHBA. Kur e bëjmë sundimin e ligjit një prioritet të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy shtetet janë të sigurta”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

In June, the U.S. & Kosovo finalized our Extradition Treaty. Today we used it for the first time to return a fugitive from #Kosovo to the U.S. for trial. When we make Rule of Law a shared priority, criminals face justice and both countries are safer.