Marotta: Tifozët duhet të jetë të qetë për Icardin

E publikuar: 11/01/2019 03:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditët e fundit ka pasur shumë zhvillime për të ardhmen e sulmuesi dhe kapitenit të Interit, Mauro Icardi.

Gruaja e tij Wanda, ditë më parë kishte thënë që rinovimi mes lojtarit dhe klubit është larg, ndërsa vetë sulmuesi i kishte përkrahur fjalët e gruas.

Tani CEO i Interit, Beppe Marotta, është futur në mes ku ka thënë se tifozët duhet të qëndrojnë të qetë.

“Tifozët mund të jenë absolutisht të qetë”, ka deklaruar shkurtimisht Marotta.

Sulmuesi sot ka folur për kontratën që i skadon në qershor të vitit 2021, duke thënë se do të flas me klubin kur ata të kenë një kontratë konkrete për të.

Ai ka aktualisht pagë prej 4.5 milionë euro në vit, ndërsa klubi pritet t’i ofrojë 7 milionë plus bonuse.

Icardi së bashku me gruan dhe agjenten e tij, Wanda Nara!

Gruaja e tij që është edhe agjentja kërkon nëntë milionë euro pagë.

Edhe presidenti i Interit, Steven Zhang, e ka konfirmuar atë që ka thënë drejtori Marotta, duke thënë se lojtari do mbetet kapiten i Interit. /Telegrafi/