Maroku – Irani, formacionet zyrtare

E publikuar: 15/06/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të luhet ndeshja e parë e grupit B, ku do të takohen dy ekipet që konsiderohen jo favorite që ta gjejnë veten në fazën e dytë të botërorit Rusia 2018.

Maroku dhe Irani do të takohen sot me fillim në ora 17:00 në stadiumin e Zenitit të Shën Petersburgut.

Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare të ekipeve të tyre.

Theksojmë se iranianët deri më tani kanë fituar njëherë, barazuar tre dhe kanë pësuar 11 humbje në paraqitjet e gjertanishme të botërorëve.

Maroku në 18 ndeshjet e fundit ka barazuar vetëm katër herë dhe ka fituar 14 takime.

Theksojmë se pos këtyre dyja skuadrave në këtë grup gjenden edhe Spanja dhe Portugalia.

Maroku: Kajoui, Hakimi, Benatia, Saiss, Ziyach, El Ahmadi, Belhanda, Boussoufa, Amrabat, Harit dhe Kaabi.

Irani: Beirandvand, Hajisafi, Cheshmi, Poraliganji, Rezaeian, Shojaei, Ebrahimi, AMiri, Anrsarieard, Jahanbakhsh dhe Azmoun. /Telegrafi/