Maradona: Napoli mund ta fitojë Scudetton

E publikuar: 23/03/2018 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Armando Maradona beson se skuadra e Maurizio Sarrit mund të fitojë Scudetton, pasi herë pas here më kujton Napolin tim.

Partenopei është vetëm dy pikë prapa liderëve të Serie A, Juventusit, dhe ata kanë një përplasje kokë më kokë që vjen muajin e ardhshëm në Torino.

Kampionati ka ende ndeshje për tu luajtur dhe në lojë janë edhe 27 pikë, kështu që gara është ende e hapur.

Kështu mendon edhe legjenda argjentinase, Maradona, i cili beson se ish-skuadra e tij ende mund ta fitojë titullin në Serie A.

“Napoli mund ta bëjë këtë. Unë besoj në Scudetto, besoj në napolitan dhe besoj në këtë ekip”, ka thënë fillimisht Maradona në një ngjarje bamirësie në Cyrih.

“Nganjëherë, kjo skuadër më kujton Napolin tim”, përfundoi legjenda argjentinase.

El Pibe de Oro ka udhëhequr skuadrën në dy sezonet ku kanë fituar titujt e Serie A për këtë klub, në vitet 1986-87 dhe 1989-90.

Maradona nuk është personi i vetëm që e sheh ende në garë Napolin, pasi shumë emra tjerë të njohur të futbollit mendojnë se gara është e hapur. /Telegrafi/