Maqedoni – Mot i ndryshueshëm me shi të dobët lokal, nesër rënie e madhe e temperaturës

E publikuar: 03/10/2016 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshnme me shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët veriore. Pastaj do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e mbrëmjes vende vende me erë të përforcuar perëndimore.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 22 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup partadite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët, më vonë relativisht ngrohtë me vransëira të vogla mesatare dhe erë të dobët, ndërsa në orët e mbrëmjes edhe erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura do të lëvizë prej 10 deri 26 gradë Celsius.

Nesër nga fundi i ditës do të ketë erë të përforcuar veriore dhe rënie të masës së ftohtë të ajrit nga veriu që do të kushtëzojë rënie të madhe të temperaturës së ajrit edhe për 15 gradë.

Të martën do të jetë mot i ndryshueshëm, me erë dhe më ftohtë me shi të përkohshëm me intesitet të dobët. temperatuera maksimale do të lëvizë prej 14 deri 22 gradë.

Mot me vransëira të ndryshueshme dhe me erë, por kryesisht thatë do të jetë të mërkurën, kur temperatura e ditës do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.

Të enjten temperatura do të bjerë prej 0 deri 7 gradë, ndërsa të premten -2 deri 5 gradë. Nga e enjtja temperatura e ditës do të jetë me rritje graduale të butë.