Manovra ushtarake mbi Gadishullin Korean

E publikuar: 18/09/2017 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 10 aeroplanë amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë të armatosur me municion të vërtetë fluturuan mbi Gadishullin Korean për një demonstrim force në përgjigje të lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut.

Pentagoni tha se aeroplanët praktikuan aftësitë e tyre sulmuese duke lëshuar predha në një poligon të Koresë së Jugut.

Komanda amerikane e Paqësorit tha se “ruan aftësinë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi në Azi-Paqësor në momentin që do të merrte njoftimin.”

Manovrat zhvillohen si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të premten nga Koreja e Veriut të një rakete me rreze të mesme veprimi mbi Japoni, e dyta në më pak se një muaj.