Man United 4-0 Crystal Palace, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 30/09/2017 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi ka fituar bindshëm ndaj Crystal Palacet me rezultat 4-0 në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur edhe fitoren e radhës në kampionatin anglez, duke mposhtur me rezultat të thellë Crystal Palacen dhe duka kapur pozitën e parë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Jose Mourinhos i shënuan: Juan Mata (3’), Marouane Fellaini (35’, 49’) dhe Romelu Lukaku (85’).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Fellaini, i cili u vlerësua si më i miri me notë 9.3.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin e majtë të mysafirëve, Patrick van Aanholt, që u vlerësua me notë 4.8. /Telegrafi/

Man Utd: 

Paraqitje superiore patën edhe Rashford, Lukaku e Young

Crystal Palace: 

Paraqitje të dobët patën edhe Sakho dhe Schlupp